Besim Mulaj, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga rajoni i Istogut, i ftuar në një intervistë në “Gazeta Blic” ka patur kritika në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë për rritjen e pagave në shumën 55 euro.
Mulaj thotë se një vendim i tillë është më shumë për fushatë elektorale, një lloj blerje e votës para zgjedhjeve.
Ai tutje potencoi se kryeministri Kurti ka parë edhe sondazhet, që sipas tij janë në rënie e sipër, dhe ka bërë një rritje të tillë të pagave.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga zoti Kurti është një vendim më shumë për fushatë elektorale dhe jo që do të jetë kjo një rritje që do të prekë shumë edhe shtresat sepse në këtë rast janë të prekur vetëm shërbyesit civil jo edhe sektori privat apo grupet tjera. Megjithatë një rritje të tillë nuk mendoj se do të ndikojë në zhvillimin ekonomik apo edhe mirëqenien e njerzve duke patur parasysh edhe një element… Kryeministri Kurti gjithmonë ka patur kritika të zëshme ndaj qeverive të tjera pse po bëhet rritja e pagave në kohë fushate. Së voni tha edhe një element tjetër që doli jashtëzakonisht shumë kontravers…. ai tha se nuk kam ardhë me premtimin se do t’i rritim pagat ndërsa në fund kur erdhi fushata zgjedhore si duket nga panika e humbjes, ka parë edhe sondazhet që janë në rënie e sipër, vendosi të bëjë një rritje që më shumë ta quajmë një lëmoshë, edhe një lloj blerje elektorale e votës para zgjedhjeve. Ai po thotë se nga “1 shkurti do t’i merrni këto 55 euro nëse më votoni mua dhe në rastin tjetër nëse unë fitoj atëherë do t’ua jap edhe një 55 tjetër. Sipas Ligjit çdo rritje e pagave duhet të jetë e planifikuar në buxhetin e ardhshëm fiskal, në rastin konrekt për vitin 2025” tha Mulaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
Intervista e plotë me kandidatin e LDK-së për deputet nga Istogu, Besim Mulaj!