Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), këtë të enjte ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Në njoftimin e LDK-së, thuhej se dorëzimi është bërë rreth orës 15:00.
“Ju njoftoj se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzon në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës: LIGJIN NR. 08/L-294 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 08/L- 197 PËR ZYRTARET PUBLIK , sot me datë: 07.11.2024 ora 15:00, vendi: Gjykata Kushtetuese, rr.”Perandori Justinian”, nr. 44 Prishtinë”, thuhet në njoftim.
LDK-ja edhe më herët ka dorëzuar në Kushtetuese disa ligje të Qeverisë Kurti.