Në Mitrovicë të Veriut, mëngjesin e së mërkurës ka ndodhur një aksident trafiku, ku dyshohet se nga pakujdesia një person me veturë ka goditur një këmbësore, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Organet e rendit bëjnë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.