Skuadra e futbollit, 2 Korriku nga Prishtina po shkruan historinë me paraqitjet e jashtëzakonshme në kualifikueset e Ligës së Kampionëve për të rinj.
Ekipi kosovar ka triumfuar dje në Irlandë ndaj UC Dublin me rezultatin 1-3, pasi paraprakisht kishin fituar 2-1 në Prishtinë dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-2, ekipi nga kryeqyteti ka siguruar kalimin tutje dhe tani një fitore i ndan larg 32 skuadrave më të mira në Europë.
2 Korriku në ndeshjen e ardhshme do të ballafaqohet me Dinamo Kiev U19.
Ndeshja e parë do të zhvillohet me 27 nëntor, teksa ndeshja e kthimit luhet në Prishtinë me 10 dhjetor.
Cila është ‘rruga’ e 2 Korrikut?
Ekipi kosovar ndodhet në “Domestic Path” të Ligës së Kampionëve, që përbëhet nga tre xhiro të luajtura – ku ndeshjet janë me eliminimit direkt vajtje-ardhje. 2 Korriku deri tani ka kaluar dy xhirot e para me sukses, duke fituar ndaj Bylisit e Dublinit, teksa tani shpreson në fitoren ndaj Dinamo Kiev. Në fund të raundit të tretë, dhjetë klube do të kualifikohen në raundin e 32-të. Nëse 2 Korriku triumfon ndaj Dublinit, do kualifikohet në mesin e 32 skuadrave më të mira europiane.
Nëse 2 Korriku kalon edhe Dinamo Kiev, atëherë me 20 dhjetor mëson kundërshtarin në 1/32 e Champions League për të rinj, në shortin që do hidhet për të rinj.
Ndeshjet më pas luhen me 11/12 shkurt.
/GazetaBlic Sport