Fitorja 1-0 e Bayern Munich në Ligën e Kampionëve kundër Benfica-s së Lisbonës la shije të hidhur nga vdekja e një tifozi, raporton DPA.
Rreth një orë pas fishkëllimës së fundit, skuadra gjermane mori “lajmin e hidhur” se një tifoz kishte vdekur rrugës për në spital, tha klubi.
Tifozi u sëmur menjëherë pas fillimit të ndeshjes dhe iu dha trajtim urgjent mjekësor në tribuna përpara se të transportohej në një klinikë aty pranë.
“Bayerni është në zi së bashku me të afërmit e të ndjerit”, ka shkruar klubi në faqen e tij të internetit.
Në shenjë respekti, tifozët bavarez në tribunën jugore, ku ulen tifozët më besnikë, u përmbajtën nga mbështetja e tyre e zakonshme gjatë ndeshjes.
“Padyshim që ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa futbolli”, tha drejtori atletik Max Eberle.
“Pas ndeshjes nuk festuam shumë, të gjithë e morëm vesh për vdekjen e tifozit tonë vetëm pas ndeshjes,” komentoi trajneri Vincent Kompany.
/GazetaBlic Sport