Thierry Henry ka bërë disa pretendime të mëdha për ndikimin e Xavi në skuadrën aktuale të Barcelonës.
Duke folur në panelin e CBS pas fitores së Barçës ndaj Crvena Zvezda, Henry tha se epoka e re në klub filloi nga Xavi, jo nga Hansi Flick.
“Unë nuk mendoj se Hansi Flick filloi një epokë të re… Xavi e bëri. Ai po vazhdon atë që bëri Xavi.
“Xavi guxoi të startonte me Pau Cubarsi, Xavi startonte me Lamine Yamal, Xavi startoi me shumë lojtarë atje. Kështu, ai u largua, Hansi Flick mbërriti”, përfundoi Henry.
Dje, Barcelona fitoi në Beograd me rezultatin e thellë 2-5.
/GazetaBlic Sport