Njohësi i çështjeve politike, Selam Shkodra, vlerëson se presidenti Trump do t’i jap një dinamikë të re dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
Shkodra në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se Trump është personaliteti më i qëlluar në këtë fazë për ta, siç është shprehur ‘rikthyer Perëndimin në lojtarin kryesor të globit’.
“Mendoj që i njëjti do të ketë një fokus për vendin dhe do ta përshpejtojë zgjidhjen e këtyre konflikteve nëse mund ti quaj të ngrira mes vendeve në Ballkan me theks të veçantë mes Kosovës dhe Serbisë. Pres shumë që do ti japë një dinamikë të re dialogut dhe besoj që siç e ka hap herën e parë Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje për dy vendet do ta hap sërish dhe definitivisht mendoj se është figura dhe personaliteti më i qëlluar në këtë fazë për të rikthyer Perëndimin si lojtarë kryesorë në glob”, ka thënë ai.
Sipas Shkodrës Kosova duhet të jetë më e qetë tani me administratën Trump sesa që ka qenë me administratën e Biden.
“Unë mendoj se duhet të jemi më të qetë sesa me administratën Biden sepse është jashtëzakonisht i afërm me globin shqiptar dhe me persona që ka relacione familjare. Biden ka pasur shumë sentiment por për shkak të moshës dhe rrethanave që janë krijuar në glob ka qenë lider konvincional e Trump nuk është lider i tillë dhe kjo është fakt noter që e di gjithë bota, është njeri që merr vendime dhe e përshpejton implementimin e tyre”, ka shtuar Shkodra.