Policia në Klinë, mbrëmë gjatё njё kontrolli nё fshatin Ranoc, ka ndaluar tё dyshuarin me automjet me targa vendore.
Gjatë kontrollit, në automjetin e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një armë, pistoletë, model Beretta, një karikator i së njëjtës armë, 17 fishekë të kalibrit 9x19mm.
Gjatё intervistimit nga hetuesit, i dyshuari ka deklaruar se posedon edhe disa fishekё tё tjerё nё shtёpi, ku gjatё kontrollit ne shtёpinё e tij janё gjetur dhe sekuestruar 8 sosh.
“I dyshuari pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё” thuhet n njoftimin e policisë.