Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet më të përzemërta për Donald Trump dhe JD Vance pas zgjedhjes së tyre si President dhe Zëvendës President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton GazetaBlic.
Në emër të popullit të Kosovës, Presidentja Osmani uroi udhëheqësit e rinj të SHBA-ve për fitoren e tyre dhe e theksoi rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve të ngushta dhe strategjike ndërmjet dy vendeve.
“SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike,” tha Osmani.
On behalf of the people of the Republic of Kosovo, I extend our heartfelt congratulations to @realDonaldTrump and @JDVance on their election as President and Vice President of the United States.
The U.S. remains Kosovo’s steadfast partner and indispensable ally. I look forward… pic.twitter.com/2xebHvoIFz
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 6, 2024