Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tha pas humbjes 4-1 ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve se tani është koha e vështirë për sa i përket rezultateve, por ai e shijon sfidën.
Skuadra e tij ka tri humbje radhazi, por kjo nuk po e shqetëson aspak Guardiolan, pasi sipas tij kjo është një sfidë e lëzetshme.
“Nuk mund të them shumë kur humbet 1:4. Urime Sporting Lisbonës për lojën,” tha fillimisht Guardiola për mediat ndërkombëtare.
“Kemi pasur një pjesë të parë fantastike, tani po luftojmë për të shënuar. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, shënuam një gol, por çdo pasim, gjërat themelore ndonjëherë na mungonin. ”
“Tani është momenti i vështirë për sa i përket rezultateve, por unë dua të jem këtu. Dua të luftoj dhe të mos dorëzohem, më pëlqen kjo sfidë që kam përballë si trajner”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport