Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, po i frikësohet burgut.
Ai tha se ky është fundi i Kurtit, dhe se sipas tij, ai është në fazën tre, pasi përmendi çështjen e ambalazhuesve të ujit.
“Ky është fundi i Albin Kurtit, ky është në fazën tre. Faza një ka qenë kur ai me entuziazëm dhe gënjime. Faza dy është ky katërvjeçar, i degradimit të figurës së tij politike, përmes dështimeve katastrofale dhe faza tre është se Albin Kurti po i frikësohet edhe burgut, sepse ambalazhuesit atje, kanë raportuar gazetarët, se i kanë thënë “shef, po bëhet këtu krim” dhe ky s’ka reaguar”, tha Kastrati në “DPT te Fidani”, njofton klankosova.tv.
Më tej, ai e komentoi edhe çështjen e zgjedhjeve në Amerikë, për të cilën tha se kurrë nga ShBA-të nuk vjen ndonjë rrezik për Kosovën.
“Mendoj që rrezik nuk vjen kurrë nga Amerika, pavarësisht nëse administrata është republikane apo demokrate, por rreziku vjen nëse ne vendosim në pushtet budalla, siç e kemi në rastin konkret tani”, tha ai.