Lajme

Varroset njeriu që shtëpinë e tij e ktheu në shtab të UÇK-së

11/05/2024 15:09
nga:G B

Është varrosur Bajrush Gashi, njeriu i cili shtëpinë e tij e shndërroi në shtab të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ceremonia e varrimit u mbajt dje, në varrezat e Prizrenit në ora 15:00, ndërsa e pamja mbetet e hapur deri nesër (e mërkurë).

Gashi i mbylli sytë të hënën, ndërsa njoftimi për këtë u dha nga djali i tij.