Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel.
Krasniqi thotë se Bettelin e ka uruar për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Kosovë, dhe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën nëpër fushat kyçe, nga shëndetësia te teknologjia e inovacioni.
“Sot, pata kënaqësinë ta takoj për një mëngjes pune Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, mikun tim Xavier Bettel. Xavierin e urova për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Republikën e Kosovës – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe përkushtimit afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës. Ish-Kryeministrin Bettel e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj shtetit tonë nëpër fushat kyçe, nga shëndetësia te teknologjia e inovacioni”, ka shkruar Krasniqi.
Më tej, kreu i PDK-së njofton se me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut foli edhe për për angazhimet përbashkëta në kuadër të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, njofton Klankosova.tv.
“Bashkë biseduam edhe për angazhimet tona të përbashkëta në kuadër të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Europës, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Luksemburgut e Zëvendëskryeministrit Bettel janë anëtare”, tha më tej kreu i PDK-së, njofton Klankosova.tv.
Xavier Bettel është pritur dje nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla dhe nga presidentja Vjosa Osmani. Ai pritet të zhvillojë sot një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.