Lajme

Hoxhaj për Kadri Veselin: Emri yt e lartëson luftën e drejtë të UÇK-së

11/05/2024 11:41
nga:G C

Ish-U.D. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ripublikuar sot reagimet e tij në ditën kur ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe ish-presidenti Hashim Thaçi u morën nga Gjykata Speciale.

Duke kujtuar 4 vjetorin e kësaj ngjarjeje, Hoxhaj ka ripublikuar reagimet që i bëri 4 vite më parë për arrestimet e secilit, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, më 5 nëntor të vitit 2020.

Në ripublikimet e tij të bëra në rrjetin social Facebook, ish-ministri i jashtëm, tani deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, për Kadri Veselin ka shkruar: “Emri yt e lartëson edhe më shumë luftën e drejtë të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës. Do të kthehesh fitimtar nga kjo betejë.”.