Xhemajl Hasani do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
“Xhemajli është kryetar i degës në Podujevë, ka përfunduar fakultetin për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, ka qenë këshilltar në kabinetin tim në Zv.Kryeministri” shkruan Limaj .
Postimi i plotë:
Kam kënaqësin që të prezantoj kandidatin tonë për deputet nga Podujeva, Xhemajl Hasani!
Xhemajli është kryetar i degës në Podujevë, ka përfunduar fakultetin për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, ka qenë këshilltar në kabinetin tim në Zv.Kryeministri.
Angazhimi i tij për transparencë e bën atë një zë të besueshëm për qytetarët, me pasionin dhe përkushtimin e tij, ai është gati të përballojë sfidat dhe të kontribuojë në avancimin e shoqërisë sonë.