Lajme

Pse Pensilvania dhe Michigani kanë kaq shumë rëndësi?

11/05/2024 10:25
nga:Gazeta Blic

Kamala Harris dhe Donald Trump përfunduan fushatat e tyre me ndalesa përkatësisht në Pensilvani dhe Michigan – por pse?

Shkurtimisht, sepse ato janë dy nga shtatë shtetet kryesore që do të vendosin rezultatin e këtyre zgjedhjeve, raporton BBC.

19 votat elektorale të Pensilvanisë e kanë bërë atë një nga më të vizituarit nga të dy kandidatët.

Michigan ka 15 vota elektorale dhe konsiderohet një shtet i domosdoshëm për të dy kandidatët presidencialë. Për disa dekada, Michigani ishte pjesë e të ashtuquajturave shtete të “murit blu”, duke votuar me besueshmëri për demokratët në zgjedhjet presidenciale.


Por Trumpi e kundërshtoi atë prirje kur fitoi në 2016, përpara se Bideni ta kthente atë për demokratët në vitin 2020.