Ylli i madh i Milanit – Rafael Leao, sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në formacionin titullar të “Rossonerëve” për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Paulo Fonseca e ka lënë anësorin në stol në tre nga katër ndeshjet e fundit. Rasti më i fundit ishte në fitoren e ngushtë 1-0 kundër Monzas – kur Leao zëvendësoi Noah Okafor në pjesën e dytë.
Vetë Fonseca, megjithatë, mohoi një problem me Rafa Leao dhe tha se ai ishte gati për Real Madridin, dhe Gazzetta dello Sport i interpretoi fjalët e tij si një shenjë për të startuar me Leaon ndaj madrilenëve.
Është e rëndësishme të theksohet se Real Madrid ka probleme serioze në anën e djathtë të mbrojtjes pasi Dani Carvajal është i dëmtuar deri në fund të sezonit dhe i vetmi opsion është Lucas Vazquez.
/GazetaBlic Sport/