Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditë

11/03/2024 15:28
nga:G B

Mot relativishti qetë do të mbajë në pesë ditët e ardhshme, raporton Gazeta Blic.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mëngjeset parashihen me brymë dhe  mjegull të lehtë deri të dendur.

Parashikimi i motit për pesë ditë (04.11-08.11.2024)

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të  lëvizin ndërmjett -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë  nga drejtimi i verilindjes.

E merkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E enjte-  Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara  parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E premte. Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale  me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.