Lajme

PSHDK-ja, pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit

11/03/2024 14:18
nga:Genita C

Këtë të diel, Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), vizitoi Gjakovën për të marrë pjesë në Kuvendin e XI zgjedhor të Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSHDK), raporton GazetaBlic.

Gjatë kësaj ngjarjeje, ai uroi delegatët për punimet e Kuvendit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë që ka ekzistuar mes LDK-së dhe PSHDK-së për më shumë se tre dekada.

Abdixhiku rikujtoi vizionet e Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe të akademik Mark Krasniqi, duke theksuar se ato janë një udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës.

Kryetari i LDK-së gjithashtu njoftoi se PSHDK do të jetë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për të djathtën kosovare.

E plotë:

Këtë të diel, qëndrova në Gjakovë, mes demokristianëve të PSHDK-së, në Kuvendin e tyre të XI zgjedhor.

I urova delegatët për punimet e Kuvendit; dhe ritheksova e rikujtova bashkëpunimin e ngushtë që subjektet tona kanë patur në tre dekada e gjysmë veprim. Në vizionet e Presidentit Rugova e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Akademik Mark Krasniqit, gjejmë dhe udhërrëfimin tonë të ardhshëm; të një Kosove të pavarur e sovrane, të anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PSHDK, në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të jetë pjesë e listës së LDK-së, duke i dhënë të djathtës sonë gjithë mbështetjen e nevojshme.