Lajme

Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit

11/03/2024 13:08
nga:Genita C

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale.

Shpesh ndan dhe postime kur ngjitet në majat e maleve të Kosovës.

Kështu ka bërë edhe së fundmi kreu i AAK-së, ku bën me dije se ka ngjitur Majën e Strellcit.

Postimit ia bashkëngjiti edhe një video me pamje nga kjo maje.