Lëndimet nuk po e lënë të qetë Rey Manaj.
Sulmuesi i Shqipërisë, ka pësuar një lëndim të ri, e këtë e ka konfirmuar skuadra turke Sivasspor.
Manaj u lëndua gjatë ndeshjes së me Adana Demirspor, dhe nuk dihet ende kur do të jetë i gatshëm të luaj.
”Gjatë kontrolleve të kryera te lojtari ynë Rey Manaj, i cili u dëmtua në pjesën e fundit të ndeshjes jashtë fushe ndaj Adana Demirspor në ndeshjen e javës së 10-të të Superligës së Trendyol, i është konstatuar një çarje në muskul.”, thuhet në njoftimin e Sivassporit.
Ky lëndim i ka sjellë kokdhimbje trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho, në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme të Ligës së Kombeve, atë ndaj Çekisë me 16 nëntor dhe kundër Ukrainës tre ditë më vonë.