Lajme

“U tha, s’u bë”: Abdixhiku ia publikon premtimet e Kurtit që nuk i realizoi për çiftet e reja e gratë kryefamiljare

10/31/2024 11:25
nga:G B

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar premtimet që kryeministri Albin Kurti nuk ka realizuar.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shfaqur një video ku shfaqet Kurti duke premtuar banimin e përballueshëm për çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe shërbyesit publikë, si arsimtarët, infermierët, policët e zjarrfikësit.

Ky banim i përballueshëm ishte premtuar për 4 mijë familje.

“Çka u tha e çka s’u bë, për çiftet e reja, gratë kryefamiljare e shërbyesit publik? Kosova, meriton më mirë! Ndryshimi po vjen!” thuhet në postimin e publikuar nga Abdixhiku.

Kujtojmë, se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt.