Lajme

Rrihen burrë e grua në Gjilan

10/30/2024 10:54
nga:Sh R

Në polici është raportuar se pas një mosmarrëveshje, ka ardhur deri te rrahja në mes burrit dhe gruas.

Policia ka njoftuar se gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq burri është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes burrit dhe gruas. Të dyshuarës i është ofruar tretman mjekësor”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.