Sulmuesi italian, Mario Balotelli, pritet të bëhet me skuadër të re.
Balotelli, i cili ishte pa skuadër pas largimit të tij nga Adana Demirspor, do t’i bashkohet Genoas si lojtar i lirë.
Super Mario, fillimisht do t’i përfundojë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me skuadrën italiane.
Balotelli, më parë ka qenë pjesë e skuadrave të njohura si Inter, Manchester City, Milan, Liverpooli, Nice dhe Marseille.