Lajme

Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)

10/25/2024 16:20
nga:Sh R

Qytetarët e Ferizajt tash do ta nuhasin më afër aromën e veçantë të Prince Coffee-s.

Kjo pasi në këtë qytet është hapur pika më e re e Prince Coffe – me një ambient tepër të ngrohtë e mikpritje të mirë nga stafi.

Kjo pikë do të ofrojë disa lloje të ëmbëlsirave pos kafeve të shijshme.

Menaxheri i kësaj pike në Ferizaj, Agon Quranolli, tha për emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, se risia në ambientin e ri do të jenë disa ëmbëlsira të reja, madje edhe një ofertë për mëngjes.

“Në pikën e re përveç kafeve që i kemi premium, do të shërbejmë edhe ëmbëslira të freskëta. Kemi ëmbëslira të reja në menu. Kemi edhe një ofertë për sezonin vjeshtor, një përzgjedhje e kafeve që është bërë dhe jemi munduar të jetë tamam për ditët e ftohta. Për mëngjes kemi menduar të bëjmë një ofertë me kafe, lëng boronice dhe kroasant, ideale për mëngjes. Kemi filluar edhe me sanduiç”, tha menaxheri i kësaj pike.

Ndiqni videon e mëposhtme për t’u njohur me ambientin dhe detaje të tjera: