Sporti

Yamal para El Clasicos: Dua të mbahem mend si legjendë e Barcelonës

10/25/2024 15:43
nga:E K

Real Madrid dhe Barcelona përballen këtë fundjavë në derbin e zjarrtë të El Clasico.

Dy skuadrat spanjolle po kalojnë në formë të mirë para ballafaqimit të madh të shtunën nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Katalunasit janë aktualisht lider të La Ligas të ndjekur nga rivali i përbetuar Real Madrid që kanë tre pikë më pak dhe mund ta mbyllin diferencën e pikëve pikërisht në Santiago Bernabeu.

Lamine Yamal para ndeshjes së nesërme deklaroi se dëshiron të jetë legjendë e Barcelonës.

“Këtë vit kur e marr topin ndjej se si fillojnë ulërimat e tribunës, dhe kjo më motivon shumë,” tha Lamine. Jashtë fushe nuk fshihet, dhe në Montjuïc është e zakonshme ta shohësh teksa ngre duart sa herë që ka një goditje këndi ose aut për të kërkuar ndihmën e tifozëve culers.

Zakonisht e vështroj mbrojtësin anësor dhe shkoj drejt tij me gjithçka. Është një ndjesi që nuk e kam pasur kurrë më parë.”

Në prag të klasikes, Lamine nuk heziton dhe pohon se “do të më pëlqente të kujtohesha në historinë e Barçës si një legjendë. Falë Barcelonës jam kush jam. Ajo më ka dhënë gjithçka.”