Lajme

Spartak Ngjela tregon çfarë ndodhi pak para arrestimit: Meta kërkoi strehim politik në Hungari

10/25/2024 10:57
nga:N K

Avokati Spartak Ngjela tha se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK.

Ngjela u shpreh se ditën e arrestimit, Meta po kthehej nga Kosova, për të shkuar më pas drejt Hungarisë, por u kthye sërish në Shqipëri pasi Budapesti i pranoi kërkesën për strehim politik.

“Ai kishte kërkuar strehim politik në Hungari dhe nuk ja kishte dhënë Budapesti, prandaj ishte në Kosovë se do shkonte atje dhe u kthye. Brenda rregullave ndërkombëtare është, ka vajtur në Kosovë, ka kërkuar strehim politik dhe nuk ja ka dhënë Budapesti strehimin politik”, tha Ngjela për “RTSH”.

Ish-presidenti Ilir Meta u vu në pranga të hënën e 21 tetorit, ndërsa ndaj tij rëndojnë 3 akuza, korrupsion, mosdeklarim e fshehje pasuri dhe pastrim parash.

Meta u la në “arrest me burg” nga GJKKO, ndërsa për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

E njëjtja masë u vendos për Pirro Xhixhon dhe mikeshën e Kryemadhit, Ema Çokun.