Lajme

Një burrë arrestohet për fajde në Fushë Kosovë

10/25/2024 09:52
nga:N K

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë për veprën penale “Ndihmë në fajde”.

I dyshuari është kapur dje nga policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.