Lajme

Fushë Kosovë: Gruaja arrestohet për kanosje familjare

10/25/2024 09:17
nga:N K

Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare ka ofenduar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar.

Pas arrestimit, e njëjta është liruar.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare e kishte ofenduar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.