Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka ironizuar me LDK-në, pas aderimit të sotëm të Lumbardh Salihut në këtë parti, i cili ka fituar edicionin e dytë të Big Brother Vip Kosova, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë që tani edhe fituesi i Përputhen duhet të shkojë në PDK “edhe kompletohet opozita, gati për zgjedhje”.
Postimi i tij i plotë:
Unë para disa dite thash me shku opozita me hy në Big Brother. Por çka me pa sot, qenka shku Big Brother paska aderu te opozita!
Mjerë LDK-ja ku është katandisë, prej akademikëve kanë ra në Big Brother!
Tash veç edhe fituesi i Përputhen në PDK edhe kompletohet opozita, gati për zgjedhje 🙂