Di Maria dhe Neymar prishën partneritetin që kishin në PSG, por ata mbeten miq.
Argjentinasi komentoi pas Benfica-Feyenoord rikthimin e brazilianit në fushë pas shumë muajsh larg për shkak të lëndimit, transmeton GazetaBlic Sport.
“Po, kam folur me të dy ditë më parë, ne jemi gjithmonë duke folur, ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, ai është një mik i madh. Ajo që i thashë ishte se isha shumë i lumtur që ai u rikthye duke luajtur”, tha ai për kanalin TNT Sports Brasil.
“Për mua, ai është një nga lojtarët më të mirë brazilian, pas Kaka, Ronaldinho, të gjithë ata që nuk luajnë më. Jam shumë i lumtur që është rikthyer, sepse futbolli buzëqesh”, ka shtuar ai.
/GazetaBlic Sport/


