Lajme

Hamza: Premtimi im për çerdhet po jetësohet!

10/24/2024 14:43
nga:Y I

Kryetari i Mitrovicës, njëherësh kandidat i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar për nisjen e punimeve në hapjen e çerdhes së re në rrugën “Mbretëresha Teutë’ në këtë qytet.

Hamza ka thënë se premtimi i tij për çerdhet tashmë po jetësohet.

“Kujdesi i duhur ndaj fëmijëve në periudhën e fëmijërisë së hershme, para uljes së tyre në bankat shkollore, është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Me rritjen e këtij kujdesi në institucionet publike, ne krijojmë mundësi që nënat e reja të përfshihen më shpejt në tregun e punës”

“Unë nuk bëj asnjëherë premtime që nuk mund t’i realizojë” shkruan Hamza raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: