Lajme

Bekim Haxhiu, VV’së: Hajnia ju ka dalë mbi kapuç, prandaj s’keni fytyrë me ardhë në seancë

10/24/2024 14:29
nga:G C

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se VV kur ishte në opozitë kishte premtuar depolitizimin dhe departizimin e ndërmarrjeve publike.

Ai tha se “hajnia nuk mshefet me kapuç”.

“A është ky depolitizim e departizim i ndërmarrjes publike kur kryetarja e komiteteve të VV’së, Dejona Mihali, i shkrun dhe i aprovon komunikatat për media të KEK’ut? A është ky depolitizim e departizim kur Dejona Mihali nga zyret e partisë vendos kur duhet me pasë rrymë e kur nuk duhet me pasë rrymë? A është kydepolitizim e departizim kur Dejona Mihali i thotë kryshefit ekzekutiv të KEK’ut ‘hajde në zyrë të partisë, vec hajde me kapele’? Po nuk mshefet hajnia me kapuç, ju ka dalë mi kapuç hajnia, prandaj edhe s’kanë ftyrë me ardhë me u përballë këtu”, tha ai.