Sporti

Lille shkruan historinë, bëhet skuadra e parë franceze që mposht Realin e Atleticon në të njëjtin sezon

10/24/2024 12:16
nga:Lorik J

Lille mundi Atletico Madridin me rezultat 3-1 në ndeshjen e fazës kryesore të Champions League në raundin e tretë. Në këtë mënyrë, ata grumbulluan 6 pikë nga 9 të mundshme deri më tani në garë.

Suksesi i mëparshëm i Lille erdhi kundër gjigantëve të tjerë të Madridit, Real Madrid, të cilët u mundën 1-0 në Francë.

Duke bërë këtë, Lille u bë vetëm skuadra e tretë (e para nga Franca) në historinë e Champions League që mundi Real dhe Atlético Madrid në të njëjtin sezon.

Më parë të njëjtën gjë kanë bërë vetëm Chelsea në sezonin 2020/2021 dhe Manchester City në sezonin 2021/2022.

/GazetaBlic Sport