Lajme

Greva e punëtoreve teknike të kuvendit, një grua bëhet për spital

10/23/2024 15:21
nga:N K

Kryetari i Sindikatës së Pavarur së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se njëra nga grevistet, grua, që ishte duke protestuar për të drejtat e tyre, është shtruar në QKUK që nga mëngjesi.

Sipas Azemit ajo ka pësuar lëndime të mëdha dhe kjo si pasojë e neglizhencës nga Kuvendi i Kosovës, kundrejt kërkesave të tyre.

Azemi theksoi se sot është dita e 37-të që ato janë në grevë.