Lajme

Qeveria mban mbledhjen e radhës

10/23/2024 08:44
nga:N K

Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Ministrat e kabinetit qeveritar do të mblidhen me fillim nga ora 10:00.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit nuk është zbardhur agjenda e mbledhjes me pikat e rendit të ditës.

Dy ditë më parë, qeveria mbajti një mbledhje elektronike, në të cilën emëroi komisionin Ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil.