Sporti

Milani siguron tre pikët e para ndaj Brugge, Monaco e demolon Crvena Zvezdën

10/22/2024 20:43
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Milan ka siguruar tre pikët e para të këtij edicioni, shkruan GazetaBlic Sport.

Rossonerët triumfuan me rezultat 3 me 1 ndaj Club Brugge, me ndeshjen që ishte shumë interesante në ‘San Siro’.

Në takimin tjetër, Monaco e shpartalloi skuadrën e Crvena Zvezdës, duke e mposhtur me shifrat 5 me 1.

Pas pak zhvillohen ndeshjet e tjera të ditës.

/GazetaBlic Sport/