Lajme

Gjermania identifikon rastin e parë të variantit të ri të lisë së majmunit

10/22/2024 14:21
nga:N K

Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunit është zbuluar në Gjermani, tha të martën Instituti Robert Koch (RKI) për shëndetin publik, duke shtuar se rreziku për popullatën e gjerë është i ulët.

Në një deklaratë, instituti tha se një infeksion i shkaktuar nga varianti i ri, i cili ishte marrë jashtë vendit, u zbulua më 18 tetor, raporton Reuters.

Theksohet se kontakti i ngushtë fizik ishte i nevojshëm për transmetim.

“RKI aktualisht konsideron se rreziku për shëndetin e popullatës së përgjithshme në Gjermani është i ulët”, tha RKI, duke shtuar se po monitoron situatën nga afër dhe do të përshtas vlerësimin e saj nëse është e nevojshme.