Sporti

Valencia në vendin e fundit në La Liga, tifozët në protesta ndaj kryesisë së klubit

10/22/2024 08:56
nga:Lorik J

Las Palmas mposhti Valencian me rezultatin 2:3 në Mestalla.

Pas humbjes, Valencia zë vendin e fundit në elitën spanjolle me vetëm 6 pikë nga 10 xhirot e para.

Për gjashtë herë kampionin spanjoll dhe dy herë finalistët e Ligës së Kampionëve (2000 dhe 2001), ky është fillimi i tyre më i dobët në La Liga në më shumë se katër dekada. Tifozët e Valencias nuk kanë parë diçka të tillë për 42 vjet.

Situata duket si një kulm i viteve të fërkimit mes drejtuesve dhe tifozëve, dhe rezultatet në fushë vetëm sa rrisin tensionin. Sigurisht që pas ndeshjes me Las Palmasin, tifozët dolën sërish në protestë.

Pronari aktual Pirot Lim e bleu Valencia-n në vitin 2014 dhe që atëherë kritikat nuk kanë të ndalur. Në ato 10 vite nën drejtimin e Lim, “Lakuriqët” hynë në Ligën e Kampionëve vetëm tre herë dhe fituan Kupën e Mbretit vetëm në vitin 2019.

Deri më tani, nuk ka indikacione se Lim do të largohet nga Valencia së shpejti. Në fillim të vitit, ish-zëvendëspresidenti i klubit Miguel Sorio i bëri një ofertë Limit për të blerë klubin.

/GazetaBlic Sport