Sporti

Trajneri i Stuttgartit, Sebastian Hoeness para ndeshjes me Juventusin: Kush bë më pak gabime fiton ballafaqimin

10/21/2024 23:38
nga:E K

Trajneri i Stuttgartit, Sebastian Hoeness, flet përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Specialisti gjerman pranoi se do t’i admirojë “Bianconerët” dhe tha se fitues nga përballja do të dalë skuadra që ka bërë më pak gabime, transmeton GazetaBlic Sport.

Juventusi di të mbrohet mirë në të gjithë fushën. Unë mund të bëj vetëm komplimente të sinqerta për kolegun tim, Thiago Motta sepse Juventusi është ende i pamposhtur këtë vit“, tha Sebastian Hoeness.

Në ndeshjen mes nesh, skuadra që pëson më pak gola do ta fitojë ndeshjen dhe nga ky këndvështrim, kundërshtarët tanë janë një ekip për t’u admiruar. Ne e dimë se do të përballemi me një ekip që nuk jep shumë shanse dhe ne do të duhet të përfitojnë nga çdo gabim që ata bëjnë”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/