Sporti

Brahim Diaz ka rifilluar stërvitjen me Real Madridin

10/21/2024 23:01
nga:E K

Mesfushori ofanziv i Real Madridit – Brahim Diaz, është rikthyer në stërvitje, ka raportuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano. Reprezentuesi maroken ka nisur të stërvitet individualisht, me shpresën se së shpejti do t’i bashkohet stërvitjeve grupore të Los Blancos.

Brahim pësoi një dëmtim muskulor në fitoren 2-0 jashtë fushe kundër Real Sociedad më 14 shtator, transmeton GazetaBlic Sport.

Parashikimet fillestare ishin se Diaz do të rikthehej në lojë në fillim të dhjetorit, por tani ka shumë gjasa që ai të rikthehet në aksion para pushimit ndërkombëtar të nëntorit.

Që nga fillimi i sezonit, futbollisti 25-vjeçar ka luajtur në 6 ndeshje në të gjitha garat për Real Madridin, duke shënuar një gol dhe një asistim.

/GazetaBlic Sport.