Lajme

Bajqinovci: Ma paska dëshpëruar O’Brien sot opozitën

10/21/2024 22:12
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka ironizuar me opozitën, lidhur me deklaratat e ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai e ka dëshpëruar opozitën, duke shtuar se kjo e fundit me siguri ka pritur ndonjë karrem që të merren me të.

Postimi i tij i plotë:

Mi paska dëshpru Obrien sot në emision opozitën bre. Garant kanë pritë ndonjë karrem që të merren nja 1 javë këta opozitarë pa kauzë, por jo.