Lajme

Bajqinovci ironizon me LDK-në: Për çdo statistikë, i ka do numra të vetë

10/21/2024 14:51
nga:N K

Në një postim të fundit, Mefail Bajqinovci ka ironizuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) duke theksuar se kjo parti ka “numra të vetë” për çdo statistikë që e paraqet.

Ai ka bërë një koment për punësimin, ekonominë dhe sondazhet, duke sugjeruar se është e rëndësishme të besosh në të dhënat që LDK i ofron.

Bajqinovci ka shkruar: “LDK për çdo statistikë, i ka do numra të vetë. Si për punësim, si për ekonomi, si për sondazhe. Me rëndësi me ju besu ata vetë. Mjafton.”