Sporti

Kvaratskhelia kërkon t’i pesëfishohet paga e tij që të rinovojë me Napolin

10/21/2024 13:12
nga:Lorik J

Agjenti i anësorit italian të Napolit Kvaratskhelia kërkon nga drejtuesit e klubit napolitan tetë milionë euro si pagë për klientin e tij për të nënshkruar kontratën e re.

Sipas informacioneve, Napoli nuk është gati t’i ofrojë lojtarit 23-vjeçar më shumë se gjashtë milionë euro në vit plus bonuse shtesë.

Palët po diskutojnë për zgjatjen e kontratës së futbollistit gjeorgjian deri më 30 qershor 2029.

Negociatat do të vazhdojnë në javët në vijim.

Kontrata aktuale e lojtarit me napolitanët është deri më 30 qershor 2027.

/GazetaBlic Sport