Lajme

Lushtaku tubim në Gjermani: Diaspora gjithmonë në shërbim të Kosovës – me të e kemi bërë PDK-në fuqi politike

10/20/2024 21:10
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka mbajtur takim me bashkatdhetarë në Ludwigsburg të Gjermanisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se diaspora jonë gjithmonë në shërbim të Kosovës, teksa ka shtuar se bashkë me ta e kanë bërë PDK-në fuqi politike, pa pjesëmarrjen e të cilës nuk imagjinohet dot politika kosovare.

Lushtaku ka shtuar se me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës, PDK vazhdon rrugëtimin përpara, e fortë.

Postimi i tij i plotë:

Organizim dhe angazhim i shkëlqyer i bashkëkombësve tanë në diasporë, në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Diaspora jonë, gjithmonë në shërbim të Kosovës, dikur me plumb, pushkë, e solidarizim, e sot me angazhim politik, votë dhe mendim kritik.

Bashkë kemi arritë ta bëjmë PDK-në një fuqi politike pa pjesëmarrjen e të cilës nuk imagjinohet dot politika kosovare.

Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK vazhdon rrugëtimin përpara, e fortë dhe e përgatitur për të punuar fortë dhe pa ndalë për Kosovën, për popullin!

Mergim Lushtaku