Sporti

“Anfieldi” shtëpi e fortë për kundërshtarët, Liverpooli fiton derbin e javës ndaj Chelseat

10/20/2024 19:46
nga:E K

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore në javën e tetë të Premier League, pasi në shtëpi mposhti Chelsean me rezultatin 2:1.

Qysh në pjesën e parë, “The Reds” shënuan golin e epërsisë me anë të Momo Salah.

Salah shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij.

Në pjesën e dytë, Chelsea barazoi shifrat në minutën e 48’të me anë të Nicolas Jackson.

Por vetëm tri minuta më pas, Curtis Jones shënoi një gol pas asistit nga Salah, që ishte edhe i fitores.

Me këto tri pikë, Liverpooli shkon në pozitën e parë me 21 pikë, një më shumë se pozita e dytë, Manchester City (20).

Kurse Chelsea bie në pozitën e 6-të me 14 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje.