Lajme

Haradinaj takon kongresmenin Torres, kërkon që anëtarësimi i Kosovës në NATO të trajtohet në Kongresin Amerikan

10/20/2024 10:44
nga:G C

Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, u takua me kongresmenin Ritchie Torres, një mik i madh i shqiptarëve, raporton GazetaBlic.

Haradinaj shprehu falënderimet për mbështetje e vazhdueshme që SHBA-të i ofrojnë Kosovës dhe theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale.

Gjatë takimit, ai informoi kongresmenin për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe kërkoi që tema e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO të trajtohet në Kongresin Amerikan.

Haradinaj theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-të është një garanci për suksesin e vendit dhe shprehu angazhimin e tij për ta forcuar këtë marrëdhënie çdo ditë.