Sporti

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante në Superligë

10/20/2024 08:36
nga:Lorik J

Sot vazhdon java e nëntë e Superligës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të xhiros së nëntë, deri sot u zhvilluan tri takime. Ferizaj fitoi ndaj Gjilanit në udhëtim 1-2, Prishtina triumfoi ndaj Malishevës 1-3, teksa Feronikeli 74′ e ndali Dritën pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Sot, në Klinë, Dukagjini e pret Llapin, teksa Suhareka ballafaqohet me Ballkanin.

Derbi suharekas luhet sot me fillim nga ora 13:00, me Qendrim Kidën që do debutojë në stolin e ekipit të Suharekës.

Dukagjini ndërkohë pret që në Klinë të arkëtojë tre pikët ndaj Llapit, pasi ka katër humbje radhazi.

/GazetaBlic Sport