Lajme

Rukiqi: Qeveria anti-zhvillim e Kurtit synon, zhvatjen e milionave të qytetarëve, nga trefishimi i tatimit në pronë!

10/19/2024 20:51
nga:Y I

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe anti-zhvillim që sipas tij, synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe të bizeseve nga dyfishimi dhe trefishimi i tatimit në pronë.

Rukiqi thotë se të njejta miliona, nuk i kthen në dobi të zhvillimit të vendit, por i orienton në tenderë sekret, në dobi të dostave dhe financuesve të partisë.

Ai tutje potencon se kjo nuk do të lejohet me Qeverinë e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku.

“Qeveria e majtë, anti-biznes dhe anti-zhvillim, synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe të bizneseve, nga dyfishimi dhe trefishimi i tatimit në pronë.Të njejta miliona, nuk i kthen në dobi të zhvillimit të vendit, por i orienton në tenderë sekret, në dobi të dostave dhe financuesve të partisë” shkruan Rukiqi raporton “Gazeta Blic”

Reagimi i plotë: