Lajme

Humolli: Nuk kandidoj nën siglën e asnjë partie, mund të garojmë me subjektin tonë politik!

10/19/2024 17:32
nga:Y I

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, tashmë i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kandidojë me asnjërën nga subjektet politike.

Humolli në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka pohuar se do të garojnë me subjektin e tyre politik nëse arrijnë t’i krijojnë kushtet për të kaluar pragun.

“Me partitë aktuale nuk do garoj. Nëse arrijmë me i kriju kushtet për të kalu pragun prej 5% do të garojmë me subjektin tonë politik.Jemi duke punue dhe duke vlerësuar gjendjen dhe mundesit reale për të patur sukses” tha Humolli për “Gazeta Blic”

Ai tha se nëse do të jenë pjesë e garës do të publikojnë gjithçka në ditët në vijim.

“Nëse vlersojmë se nuk ka mundësi me kalu pragun, nuk do provojmë fare.Nese hyjmë në garë do publikojmë gjithçka që është e nevojshme” tha Humolli në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Një vit më parë deputeti, Fatmir Humolli, konfirmoi largimin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Humolli pati deklaruar se arsye e largimit është për shkak të mos plotësimit të kushteve që ai i ka prezantuar në momentin kur ka hyrë në listë zgjedhore të kësaj partie.

“Unë e kam paralajmëru gati që një vit se si të bëhen dy vite në qoftë se Qeveria nuk ndërron qasje në zgjidhjen e problemeve atëherë nuk kam vend në grupacion. Kur kam hy në listë i kam pasë tri kushte të cilat ia kam prezantu kryeministrit, për të cilat s’e ka marrë as përpjekjen më të vogël që me i zgjidh problemet” deklaroi Humolli pas largimit raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/